Një nënë zbuloi se si kishte vendosur dhe dekoruar pemën e saj të Krishtlindjes brenda pak minutash.
Kjo sigurisht mund të jetë e dobishme për ata që nuk duan të shpenzojnë orë të tëra duke bërë pemën e tyre.
Një nënë, e cila poston në rrjetet sociale me emrin Heather, tregoi se si ishte në gjendje të rregullonte dekorin e saj në vetëm disa minuta.
@heatherd5215 Pro tip, jk. I’m just a lazy momma 🤪 #lifehackstiktok #lifehack #fyi #christmas #AmazonMusicJingleBellTok #SpotifyWrapped #viral #fyp #marriedlife #30plusmom
♬ All i want for christmas is you remix – Mariah Carey, Calvin Harris, Tik Tok
Bukuroshja bionde, së bashku me bashkëshortin e saj, kishin nxjerrë nga magazina një pemë masive plastike të mbuluar me letër ngjitëse portokalli.
Duke e vendosur aty ku donin, çifti më pas filloi të hapte pemën dhe të hiqte shtresat e plastikës. Poshtë, pema filloi të merrte formë ndërsa degët e saj u zgjeruan dhe zbuluan se ajo ishte ruajtur me dekorimet ende mbi të.
@heatherd5215 Reply to @vlo_getit here you go babe❤️ #SimsSelves #KraftMacMeSkip #christmas #christmashack #alpastor 😆 #navidad
I shoqi ishte i kujdesshëm gjatë largimit të mbështjelljes dhe asnjë dekor nuk ra nga pema. Ajo ka shkruar krahas videos: “Ne e mbështjellëm pemën tonë të Krishtlindjes vitin e kaluar. Nuk jam penduar”.
Në një video të dytë, ajo tregoi rezultatin përfundimtar dhe dukej sikur ishte dekoruar së fundmi. /Telegrafi/