Telegrafi

Nëna britanike u shtri bashkë me familjarë pranë ‘kratereve’ të hapura në asfalt (Foto)

Samantha Ealdon që jeton në Linkolnshire të Anglisë, është fotografuar bashkë me familjarë në ato që i quan kratere të hapura në asfalt, për të treguar shkallën e madhësisë së tyre.

Megjithëse ka dërguar ‘qindra’ ankesa, për rrugën e quajtur ‘shtegu i gropave’, gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, rruga ka 60 gropa gjigante, ndërsa beson se situata po shkon duke u përkeqësuar.

Gropat anash rrugës

“Gjithçka ra në vesh të shurdhër, besoj se pamjet që i shfaqin madhësitë e gropave, të mos bien në sy të verbër”, ka thënë Ealdon.

Pos saj, shumë banorë janë ankuar për dëme të mëdha në vetura, të shkaktuara prej këtyre gropave, si dhe pengesë të madhe në qarkullim. /Telegrafi/