Një foshnje qe ende nuk i kishte bërë një orë që ishte sjellë në jetë, është hedhur në shportën e mbeturinave nga nëna e saj.
Vogëlushja e porsalindur që ishte braktisur, është gjetur lakuriq në shportën e mbeturinave pranë një tualeti publik në një qendër tregtare, transmeton Telegrafi.
Por të qarat ishin ato që e shpëtuan foshnjën që e kishin gjetur disa punonjës të qendrës tregtare, të cilët menjëherë i telefonuan autoambulancës.
Me të parë foshnjën, kalimtarët e rastit menjëherë filluan të heqin rrobat për ta mbështjellë foshnjën e cila kishte trupin e ftohtë.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në pjesën lindore të Kinës, ndërsa arsyet e braktisjes së foshnjës besohet të jetë gjendja e rëndë ekonomike e nënës së vogëlushes. /Telegrafi/