Sofia Harman e ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe ka treguar se nëna saj Patricia është alivanosur dhe se po qëndron në dyshemenë e shtëpisë së tyre që ndodhet në Essex të Anglisë.
Particia që vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës, e ka mësuar vajzën trevjeçare çfarë të bëjë, në rast se ajo pëson ndonjë problem shëndetësor, transmeton Telegrafi.
Megjithëse e vogël në moshë, vajza nuk ka bërë panik, por ka vepruar në përpikëri ashtu si është mësuar.
Kur ka telefonuar, ka treguar se çfarë i ka ndodhur nënës së saj, si dhe adresën e saktë ku banojnë.
Pas këtij rasti, vajza e vogël është nderuar me Certifikatën për Trimëri, që zakonisht u jepet personave që ndërmarrin veprime për të ndihmuar njerëzit tjerë.
“Ajo veç sa i ka bërë tre vjet dhe ka ditur se si të veprojë. Meritat i ka edhe nëna saj që e ka edukuar dhe e ka mësuar se si të aftësohet për jetë”, ka thënë Matt Horne, që është këshilltari komunal që e ka nderuar me mirënjohje. /Telegrafi/