Nëna Rini Frey i bëri përdoruesit e TikTok të qeshin me një video që ajo publikoi në profilin e saj.
Ajo regjistroi dhe ndau lojën e bashkëshortit dhe vajzës së saj të vogël, me të cilën donte të tregonte pse është stresuese për shumë nëna të shikojnë baballarët duke luajtur me fëmijët e tyre.
Rini bëri shaka me videon dhe donte të tregonte se nënat luajnë me fëmijët e tyre shumë më të kujdesshme, ndërsa baballarët janë shumë më të relaksuar dhe do t’i lënë fëmijët të bien dhe të bëjnë gjëra që nënat e tyre mund të mos i lejojnë t’i bëjnë.
Në mbishkrimin e videos, Rini ka shkruar se “ja pse është stresuese të shikosh një baba duke luajtur me fëmijët”, por shtoi se vajza e saj e vogël po shijonte çdo moment.
Në videon e publikuar shihet loja mes vajzës dhe babait. Vajza e vogël zvarritet në buzë të shtratit dhe bie mbi jastëk në dysheme.
Pastaj babai i saj e vendos përsëri në divan, dhe ajo zvarritet përsëri dhe bie në jastëk. Gjatë lojës së tyre, vogëlushja ishte duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe dukej sikur po kalonte shumë mirë.
Videoja solli një buzëqeshje në fytyrat e shumë përdoruesve të TikTok dhe ata theksuan se ky lloj ekuilibri midis qasjes prindërore është më i miri. /Telegrafi/
@ownitbabe And she loves it #dadanddaughter #parents #playtime ♬ Clumsy Situations – Eitan Epstein Music