Një nënë beqare, e cila kishte fituar peshë pas lindjes së djalit të parë, ka hequr 57 kile dhe ka zbuluar pamjen e saj të re fizike në rrjete sociale.
Natalie Burtina, nga Mooroopna, thotë se kur peshonte 135 kilogramë nuk mund ta shikonte veten në pasqyre nga turpi.
Djali i saj, Layton, vuan nga autizmi dhe është një djalosh të cilit është vështirë t’ia plotësosh të gjitha nevojat.
“Atëherë ndihesha e lodhur tërë kohën, por tani kam shumë energji”, shpjegon Natalie.
Ajo tani shkon të paktën dy herë gjatë javës në palestër – ndërsa nëna e saj kujdeset për Laytonin. Sa i përket këshillave për nënat tjera me të njëjtin problem, ajo thotë se duhet të fillon me çfarëdo.
“Filloni me çfarëdo dhe do të ndjeheni shumë më mirë”. /Telegrafi/