Site icon Telegrafi

Nëna australiane zbulon sekretin se si duhet palosur rrobat në një valixhe, që janë të dedikuara për katër persona dhe që mund t’i veshin për një javë (Video)

Një grua nga Australia ka habitur të gjithë ata që udhëtojnë shumë me videon që e ka publikuar së fundmi, ku shfaq metodën interesante të palosjes së rrobave të shumta në vetëm një valixhe.

Kjo nënë e dy fëmijëve ka shkruar përbri videos së publikuar në Facebook, se rrobat për një familje katëranëtarëshe që mund t’i veshin për një javë, ka arritur t’i palosë në një valixhe, transmeton Telegrafi.

Videoja ka marrë qindra pëlqime dhe qindra shpërndarje, ndërsa të gjithë ata që e kanë parë videon e kanë komplimentuar gruan për metodën interesante të palosjes së rrobave.

“Në një valixhe kam futur rrobat për një javë për dy fëmijët dhe bashkëshortin. Edhe pse as bashkëshorti im nuk ka besuar se një gjë të tillë do të arrijë ta bëjë”, ka shkruar ajo.

Të gjithë ata që udhëtojnë shpesh dhe dëshirojnë të marrin sa më shumë rroba në një valixhe të vogël, atëherë patjetër duhet ta shikojnë videon. /Telegrafi/

Exit mobile version