Një nënë nga Nju Jorku nuk tregoi simptoma pasi kontraktoi coronavirusin dhe më pas infektoi pa dije 17 nga 18 fëmijët e saj, përfshirë disa që ishin birësuar.
Brittany Jencik nga Penfield, NY, afër Rochester, tha që infektoi fëmijët e saj ndërsa ishte asimptomatike rreth pesë javë më parë, transmeton Telegrafi.
Ajo përfundimisht u sëmur rëndë nga virusi dhe fëmijët gjithashtu filluan të shfaqnin simptoma. Jencik thotë se virusi vdekjeprurës si gripi, i njohur gjithashtu si COVID-19, goditi familjen “si një tren mallrash”.
Nuk ishte e qartë se si vetë Jencik ishte infektuar.
Deri më tani, shteti i Nju Jorkut, epiqendra e vendit e shpërthimit, ka pasur më shumë se 247.215 raste të konfirmuara me coronavirusi, dhe ka më shumë se 18 mijë vdekje. /Telegrafi/