Një skenë rrëqethëse është filmuar me telefon të mençur në një rrugë, ku një nënë arrin në sekondat e fundit t’i nxjerrët fëmijët e saj nga vetura e cila më pas kaplohet e tëra nga zjarri.
Kathryn Mayes nga Kanbera, është me fat që ka arritur t’i shpëtojë fëmijët, pasi vetura e saj kishte filluar të mbushet me tym dhe më pas të shpërthen e të përfshihet nga flaka, transmeton Telegrafi.
Ajo kishte pasur probleme me baterinë e veturës, dhe kështu kishte vendosur ta blejë një tjetër që ta mbajë rezervë në veturë dhe ta fus në përdorim kur është nevoja.
E kur gjatë javës së kaluar ishte në veturë me fëmijët pesë muajsh dhe katërvjeçar, bateria rezervë vetvetiu është hapur ku si rezultat ka filluar të krijoj tym.
“Me shpejtësi e kam nxjerrë nga vetura Thomasin, edhe pse në ato momente ka shpërthyer e nga brendia e veturës dilte sasi e madhe e tymit, kurse veturën e kaploi edhe zjarri”, ka shkruar Kathryn në profilin e saj në Facebook.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u rikthye në veturë për ta nxjerrë fëmijën e dytë që kishte ngecur brenda veturës plotë tym. E vetëm pak sekonda pasi e nxjerr, vetura përfshihet e tëra nga flaka.
“Është një paralajmërim se jeta është shumë e shkurtër dhe se fundit mund t’i vije për pak sekonda”, ka shtuar ajo në postimin në Facebook. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KwwejTO2p7U