Një nënë nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka marrë kritika të shumta, pasi ka sjellë një valltare erotike, në festën e ditëlindjes së djalit të saj.
Videoja ku shihet një femër me bikini, duke bërë lëvizje seksuale në prehrin e tetëvjeçarit, është shpërndarë në internet, duke marrë komente shumë negative.
Sipas një burimi të sigurt, kjo valltare “është paguar nga nëna e djaloshit, në mënyrë që ai të ketë një aheng të paharrueshëm”, transmeton Telegrafi.
“Nëna dhe kjo femër duhet të dënohen me burg, sepse abuzuan me një të mitur”, shkruan në një koment lidhur me videon.
Nuk raportohet, nëse janë hapur hetime rreth rastit bizar. /Telegrafi/