Site icon Telegrafi

Nëna amerikane mbyti vajzën 3-vjeçare për shkak të filmit të animuar – trupin e përgjakur e futi në qese najloni

Justine Johnson, 22-vjeçe nga Michigan, ka mbytur vajzën 3-vjeçe Saton dy ditë pas ditëlindjes së saj.

Atë e masakroi me thikë e kufomën e futi në një qese të zezë të najlonit, që zakonisht përdoret për mbeturina, transmeton Telegrafi.

Në gjykatë ajo tha se filmi i animuar SpongeBob përmes televizorit i kishte thënë që ta vret fëmijën, përndryshe do ta vriste ai atë.

Hetuesit e shërbimit social për fëmijët e rrezikuar, kanë thënë para gjykatësit që Justine nuk i kujtohet se çfarë ka barë pasi ka pasur halucinacione.

“Ka thënë se ka parë SpongeBobin në televizor dhe ka filluar t’i thotë se duhet ta mbyt fëmijën. Ose ta vret të bijën, përndryshe SpongeBobe do ta vret atë. Ajo më herët ka qenë e varur nga heroina, e pas vrasjes ka thënë se nuk kishte fjetur prej dy javësh dhe se për këtë ka pasur halucinacione”, tha hetuesi Rayan Eberlin.

Vëllai i saj i vogël, emri i të cilit nuk është zbuluar pasi është akoma i mitur, ka gjetur trupin e mbesës së saj në qese najloni.

“E pyeta se ku gjendej Saton, ajo më tha që të shikoj punët e mia, por ishte një lloj komunikimi i zakonshëm i saj. Më pas pashë qesen dhe thikën që ishin skuqur. Preka gishtin e këmbës që ishte ngrirë”, shtoi ai.

Fëmija ishte therur në kokë, gjoks dhe bark, e plagët ishin të tmerrshme sipas ekspertëve të forenzikës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version