Telegrafi

Nëna amerikane e “karantinoi” djalin në bagazh që të mos infektohet vetë me coronavirus

Mësuesja e Teksasit, Sarah Beam, u arrestua pasi mbylli djalin e saj 13-vjeçar, i cili ishte pozitiv me coronavirus, në bagazhin e një veture për t’u mbrojtur nga infektimi.

Ajo dyshohet se ka vënë në rrezik jetën e një fëmije. Dëshmitari thirri policinë pasi dëgjoi se dikush ishte në bagazhin e një automjeti më 3 janar në Harris County, Teksas.

Mësuesi hapi bagazhin e automjetit dhe pa se brenda ishte një djalë, raporton Cick2houston.

Beam tha se djali i saj 13-vjeçar ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe se ajo e ka dërguar në një qendër për testim tjetër për të konfirmuar rezultatin.

Nëna dyshohet se ka thënë se e ka futur djalin e saj në bagazhin e makinës sepse nuk donte të infektohej vetë.

Autoritetet mundën të shikonin kamerat e vëzhgimit që tregonin momentin kur fëmija doli nga bagazhi i veturës dhe hipi në ulësen e pasme.

Ndryshe, Beam së fundmi ka punuar si mësuese në Cypress Falls High School nga viti 2011. /Telegrafi/