Lesley Edwards është duke e kërkuar djalin e saj Jon Anderson Edwars, që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ai është zhdukur pa gjurmë në Lagos të Portugalisë.
Burri 31-vjeçar nuk kishte shkuar në restorantin ku punonte si kuzhinier, teksa në banesën e tij janë gjetur të gjitha gjërat personale, përfshirë edhe pasaportën, transmeton Telegrafi.
Disa ditë para zhdukjes, burri nga Arobathi i Skocisë, kishte pësuar një lëndim në kokë, por pa pasoja për jetën.
“Nëse nuk është djali im, atëherë duhet të jetë kopja e tij e përsosur”, ka thënë Edwards, lidhur me burrin që shihet në masën e njerëzve.
Ende nuk dihet për fatin e të zhdukurit, apo të burrit që vërtetë është në fotografi. /Telegrafi/