Telegrafi

Nëna 20 vjeçe bëhet pornostar për t’i blerë dhurata djalit

Për Ashton nuk kishte dhurata të kushtueshme, si ato që morën bashkëmoshatarët e tij, por vetëm ndonjë veshje të nevojshme.

Në atë moment nëna 20 vjeçe, nga Portsmouth, vendosi që Krishtlindjet e 2015, të ishin fantastike për djalin e saj.

Me anë të rrugës që ka zgjedhur për nxjerrjen e parave, ajo do të mund t’i blejë fëmijës shumë dhurata. Për gjatë gjithë vitit ajo ka punuar si pornostar, duke fituar 500 sterlina për çdo pozë fotografie.

Puna që bën, i siguron paratë e nevojshme për plotësimin e dëshirave të djalit.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe unë nuk lëndoj njeri me punën time”, tha Megan, në lidhje me kritikat që kanë shpërthyer në internet.

Këtë vit ajo ka shpenzuar 1500 sterlina për t’i blerë dhurata Ashtonit, që përfshijnë një biçikletë, shumë lodra, këpucë, ëmbëlsira, e të tjerë.

“Mund t’i shpenzoj paratë e mia, në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk i shpenzoj për alkool, drogë, cigare, por për Ashton dhe veten time”, e mbyll rrëfimin ajo. /gazetashqip/