Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu ka treguar edhe më herët se i ka shumë qejf udhëtimet.
Ai ka vizituar shumë vende të botës, ndërsa bregdeti i Shqipërisë duket të jetë për të një nga më të preferuarit e tij.
Së fundmi, Blendi ka shkuar në Dhërmi, për të shijuar disa ditë pushimi.
Ai ka ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se këtë herë ai ka provuar një eksperiencë të re.
Blendi është zhytur brenda në ujin e ‘kristaltë’ të Dhërmiut për të eksploruar poshtë tij.
Prezantuesi duket të ketë qenë shumë entuziast teksa e ka bërë këtë gjë, përderisa ka ndarë me fansat disa imazhe në Instagram. /Telegrafi/