Organizata për bashkëpunime artistike ‘EHO’, drejtoresha Gresa Broqi ne bashkëpunim profesional me Genc Salihun i cili është udhëheqës artistik i koncertit dhe në bashkë-organizim me Komunën e Prishtinës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Prishtinës po organizojnë koncertin ‘Nën tingujt e Prishtinës’.
Në këtë koncert do të interpretohet vepra monumentale “4 Stinët” nga Antonio Vivaldi.
Eventi po ashtu do të ekzekutohet nga një orkestër klasike barokiene e udhëhequr nga violinisti Visar Kuçi.
Pasiqë muzika barokiene është pak prezente në vendin tonë, nesër do të jehonë Prishtina nga tingujt barokien.
Kjo ndërkohë është pjesë e maratonës koncertale që jon mbajt aktivitetet krejt mujin Qershor ne Prishtinë.
Koncerti do të mbahet nesër (e premte) në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /Telegrafi/