Shpëtuesit kërkuan edhe gjatë ditës së sotme nën rrënojat e ndërtesave në Turqinë perëndimore ndërsa humbën shpresën për të gjetur të mbijetuar, një ditë pasi një tërmet shkatërrues vrau më shumë se 70 njerëz.
Me vëmendje të madhe, ekipet e shpëtimit po pastronin grumbuj betoni në Bayrakli afër Izmirit gjersa po shpresonin të shpëtonin edhe ndonjë të mbijetuar pas një tërmeti të fuqishëm.
Disa prej tyre u pushtuan nga dëshpërimi. Pasi trupat e tre anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë një fëmijë të vogël, u nxorën nga rrënojat, shpëtimtari i ri u shemb në një bllok betoni, në pamundësi për të ndaluar lotët e tij, transmeton Telegrafi.
Situata është e keqe,” i tha AFP-së një banor në pritje të lajmeve për dy fëmijët e tij. “Shpresojmë për një mrekulli”, tha Etham.
Agjencia e fatkeqësive e qeverisë turke (AFAD) ka raportuar të paktën 69 vdekje dhe 940 të plagosur në Turqi, i cili vrau dy të rinj edhe në Greqi.
Tërmeti, i vlerësuar nga Instituti Gjeofizik i SHBA-së (USGS) në 7 të shkallës Rihter dhe prej autoriteteve turke 6.6, ndodhi të premten pasdite në Detin Egje në jugperëndim të Izmirit, qyteti i tretë më i madh në Turqi dhe pranë ishullit grek, Samos.
Fuqia e saj ishte aq e madhe sa u ndie deri në Stamboll dhe Athinë dhe shkaktoi një valë baticë që përmbyti rrugët e Seferihisar, një qytet turk pranë epiqendrës dhe bregdetit të ishullit grek të Samos.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme një e mbijetuar 16-vjeçare u shpëtua nga rrënojat së bashku me qenin e saj, 17 orë pasi një tërmet goditi Turqinë. /Telegrafi/
A 16-year-old quake survivor was saved from the rubble along with her dog in Izmir, 17 hours after an earthquake struck Turkey pic.twitter.com/aDsJUcAgF6
— Reuters (@Reuters) November 1, 2020