Telegrafi

Nën ritmet e këngës shqipe, Emina Çunmulaj uron Ditën e Flamurit

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, jeton dhe vepronprej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ajo nuk harron asnjëherë rrënjët dhe shpesh e shpreh në mënyra të veçanta dashurinë që ka për trojet shqiptare.

Me rastin e Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, bukuroshja e njohur ka zgjedhur një formë unike për të uruar.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta publikoi një video në Instagram ku shfaqet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe.

Lexo po ashtu Dua Lipa pozon plot krenari me flamurin kuq e zi: E lumtur që jam në Tiranë si qytetarja më e re

“Gëzuar 28 nëntori”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Në insertin e shkurtër, zeshkania shihet në një jaht luksoz e veshur kuq e zi e duke kërcyer.

Për festën madhështore, krahas në Shqipëri u organizuan edhe një sërë aktivitetesh në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram