Ka tash e sa kohë që ish-çifti, Fisnik Syla dhe Fjolla Morina thumbojnë herë pas here njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Ata i dhanë fund martesës së tyre vitin e kaluar në një formë shumë misterioze, teksa thumbat ndaj njëri-tjetrit ende vazhdojnë.
Teksa Fjolla ka publikuar këto ditë thënie të ndryshme në InstaStory, si dedikim për dikë pa emër, edhe Fisniku shfrytëzoi rrjetet sociale për të publikuar diçka.
Ai ndau me fansat e tij në TikTok një video, ku shihej me një shumë të madhe parash, teksa i mbante si telefon.
Videoja e cila është shoqëruar nën ritmet e këngës së re të Noizyt, të titulluar “Fatos Nano”.
@fisnik_syla #fisniksyla #fisnik #viral #fyp #albania #kosovo #shqiperia #kosova #tirana #prishtina @noizyking ♬ Fatos nano – ????
Me këtë video, sipërmarrësi nga Gjilani duket se ka dashur të thumbojë ish-partneren, duke treguar vlerën e tij dhe atë se çfarë ajo ka humbur.
Në vetëm pak orë, videoja ka tejkaluar shifrën e 70 mijë klikimeve në rrjetin social TikTok. /Telegrafi/