Telegrafi

Nën regjinë e Lewandowskit dhe Ansu Fatit, Barcelona triumfon me rezultat bindës ndaj Sociedadit

Barcelona ka triumfuar 4-1 në udhëtim te Real Sociedadi në kuadër të javës së dytë në La liga.

Pas vetëm një minute lojë, Robert Lewandowski realizoi golin e parë të ndeshjes, dhe të parin në fanellën e klubit katalanas në La Liga.

Por, pesë minuta kaluan dhe Real Sociedadi i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur nga Alexander Isak.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Ishte minuta e 66-të e takimit, kur Ousmane Dembele riktheu epërsinë për Barcelonën me një asistimt ë Ansu Fatit.

Pas vetëm dy minutash, talenti i natyralizuar në spanjoll tani asistoi te Lewandowski (68’), me polaku që realizoi të dytin persona.

Më pas, polaku e shpërbleu Fatin me një asistim në minutën e 79-të, për rezultatin 4-1.

Këto janë tre pikët e para për Barcelonën në këtë fillim edicion, pasi në xhiron e parë barazoi pa gola me Ray Vallecanon, ndërsa në javën e tretë do të kenë punë me Valladolidin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore