Milani ka fituar 2-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovicit që realizoi nga penalltia në minutën e shtatë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë gol të vetëm, derisa në të dytën sulmuesi suedez ishte sërish protagonisit.
In the lead at half-time, let's bring this home! 💪
Avanti all'intervallo, difendiamo i 3 punti! 💪#CagliariMilan #SempreMilan@emirates pic.twitter.com/EZeei62IQn
— AC Milan (@acmilan) January 18, 2021
Ibrahimovici në minutën e 52-të pranoi një asistim nga Davide Calabria, për të shënuar kështu për 2-0.
Milani ishte i pafat më pas, pasi Alexis Saelemaekers (74′), pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar kështu nga takimi.
Rossonerët triumfuan në fund, derisa janë lider me 43 pikë, tri më shumë se Interi, derisa në javën e 19-të do të kenë punë me Atalantan. /Telegrafi/
Zlatan Ibrahimovic goal
follow @noob_fcb for more goalspic.twitter.com/kjtIcrNjv8— noobfcb (@noob_fcb) January 18, 2021
⚽️ Goal of Ibrahimovic !#Milan #Ibrahimovic #Zlatan #CagliariMilan #SerieA pic.twitter.com/cdWVOWMSCW
— Best of Serie A 🇮🇹 (@BestOfSerieA) January 18, 2021