Telegrafi

Nën ndikimin e drogës ‘zombi’ një rus këputi këmbën, mjekët e shpëtuan në momentin e fundit

Konsumi i drogës së njohur si zombi dhe një numri të madh të tabletave qetësuese, ka bërë që një rus që hyjë në atë gjendje sa ta priste dhe shkëpuste njërën këmbë.

Në imazhet e shpërndara, shihet 29-vjeçari që ende nuk është identifikuar, që qëndron vetëm në brekë, ndërsa këmbën e prerë e ka të mbështjell me qese plastike, transmeton Telegrafi.

Atë e kishin dërguar m urgjencë në sallën e operacionit në një spital në Prokopyevsk të Rusisë, ku mjekët kanë arritur ta shpëtonin në momentin e fundit, sepse ai kishte rrjedhje shumë të mëdha të gjakut.

Megjithatë, nuk arritën t’ia shpëtonin këmbën që ai e kishte shkëputur në masë të madhe dhe ishte e pamundur të ngjitej sërish.

Droga e njohur si zombi, është mjaft e popullarizuar kohëve të fundit, ndërsa përdoruesit i lë pa ndjenja dhe si të vdekur, derisa ende mund të qëndrojnë në këmbë, të ecin, apo të bëjnë lëvizje të ndryshme.

Ky është ndërsa rastet e shpeshta, kur si pasojë e kësaj droge famëkeqe që krijohet në mënyrë artificial, përdoruesit iu shkaktojnë lëndime vetës. /Telegrafi/