Site icon Telegrafi

Nën ndikim të drogës tenton të rrëmben dyvjeçarin para syve të babait të tij, në ndihmë i dalin kalimtarët e rastit në Melbourne

Një baba ka arritur me tërë forcën që ta mbrojë djalin e tij dyvjeçar, të cilin tentoi t’ia rrëmbej nga duart një burrë që ishte i dhunshëm dhe nën ndikim të lëndëve narkotike.

Michael Paul Rawson, 41-vjeç, sapo kishte dalë nga taksi pasi ishte liruar nga stacioni i policisë për posedim të lëndëve narkotike, kur hasi në një baba dhe djalin e tij që kishin dalë për ta shëtitur qenin e tyre, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Melbourne të Australisë, ku burri i afrohet pa u menduar dy herë babait që ishte me të birin dhe para syve tenton t’ia rrëmbej dhunshëm, e kur e kupton se nuk e ka ndërmend të heq dorë – ai shfaq shenja dhune, madje në një moment fillon ta grushtoj babanë para syve të birit.

Për fat të mirë në ndihmë i dalin kalimtarët e rastit që arrijnë ta kapin sulmuesin dhe për disa sekonda ta mbajnë nën kontroll, ku më pas arrin të arratiset prej tyre dhe të largohet nga vendi i ngjarjes me vrap.

Megjithatë, disa orë më vonë është kapur nga policia, edhe shpejt pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve për tentim rrëmbim. /Telegrafi/

Exit mobile version