Telegrafi

Nën masa të shtuara sigurie, ministri Sveçla viziton vendin ku është vrarë Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka përkujtuar policin Enver Zymberi, në 11 vjetorin e vrasjes.

Sveçla ka shkuar tek vendi ku është vrarë dhe ka vendosur aty një buqetë me lule si shenjë nderimi për të.

Ai bëri thirrje për zbardhjen e rastit të vrasjes së Zymberit.

“Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”, ka thënë ministri.

Lexo po ashtu Kurti: Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Kosovës

Ndërkaq, në pamjet e publikuara, shihen numër i shtuar i forcave policore si masë sigurie për ministrin Sveçla.

Të hënën e 25 korrikut janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar i gjithi sipas planit. Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.

Megjithatë, ky aksion është vlerësuar si pikënisje e shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës./Telegrafi.