Kosova tashmë ka arritur në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të zhvillohet ndeshja për play-offin e Ligës së Kombeve.
Tanët kanë arritur në një hotel të shtetit fqinj për përballjen e nesërme (8 tetor) që fillon nga ora 20:45.
Nën masa të rrepta sigurie të përcjell nga policia maqedonase, Përfaqësuesja jonë është akomoduar në vendqëndrimin e tyre të përkohshëm, raporton ekipa.mk.
Gjatë rrugë thuhet se nuk ka ndodhur asnjë incident dhe çdo gjë ka shkuar sipas organizimit.
Të enjten me 8 tetor, Maqedonia e Veriut në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Kosovën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar. /Telegrafi/