Telegrafi

Nën masa të mëdha të sigurisë, hendbollistet e Kosovës vendosen në afërsi të Beogradit

Gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë paqartësi rreth një ndeshje me rëndësi për përfaqësuesen sonë të hendbollit për grupmoshat deri në njëzet vjet.

Hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës të enjten në mbrëmje janë vendosur në qendrën sportive në Kovilovo, në afërsi të Beogradit.

Udhëtimi për në Beograd është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë telashe.

Vajzat janë në disponim të mirë para ndeshjeve që i presin në kuadër të eliminatoreve për botëror.

Kosova të premten (nesër) luan me Serbinë nga ora 16:00, të shtunën përballet me Norvegjinë kurse të dielen me Sllovakinë.

Ndeshjet luhen në Kovilovo dhe sipas vendimit të EHF-së pa simbole shtetërore.

Përveç këtyre dyja përfaqësueseve, pjesëmarrës do të jenë edhe Norvegjia dhe Sllovakia.

Vetëm fituesi i turneut do të kualifikohet në Kampionatin Botëror në Gyor të Hungarisë. /Telegrafi/