Site icon Telegrafi

Nën krevat gjetën pikturën me vlerë 300 milionë dollarë

Rrëfimi është i pabesueshëm për faktin se kjo vepër artistike në vend se në mur të ndonjë muzeu, kishte qëndruar i fshehur nën krevatin e familjes Kober. Bile edhe pas gjetjes së pikturës nuk e dinin nëse ko është një vepër me vlerë artistike ose thjeshtë një copë e pikturuar vaj në pëlhurë. Nëse ekspertët vërtetojnë se vepra është piktura origjinale e artistit italian, vlera e saj mund të arrij shifrën marramendëse prej 300 milionë dollarëve, shkruan gazeta britanike The Independent.

Në kërkim të së vërtetës më 2003 u nis koloneli Martin Kober, pas pensionimit në forcat ajrore amerikane. Punën e tij e mori seriozisht, me qëllim që të zbuloj nëse gjetja e rastësishme është njëra prej zbulimeve më të mëdha të këtij shekulli.

Koberin në SHBA e vizitoi edhe Antionio Forcellino, ekspert me nam i Michelangelos në Itali, i cili është i bindur se piktura është origjinale. “Jam i bindur se kjo është vepra e Michelangelos. Në fakt kjo pikturë është më e bukur se versioni në Romë dhe Firence”, tha Forcellino për gazetën New York Post. /Telegrafi/

Exit mobile version