Një person ka raportuar në Polici, se një i dyshuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur telefonin celular.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bellopoj të Pejës, mëngjesin e djeshëm.
Viktima sipas PK-së, ka pësuar lëndime të lehta trupore edhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari gjendet në arrati.