Telegrafi

Nën kërcënimin e armës ia vjedhin veturën në mes të ditës në Brooklyn, kamera e sigurisë filmon momentin

Një shoferi i është vjedhur vetura nën kërcënimin e armës nga katër të dyshuar, në një rrugë të frekuentuar të Brooklyn në mes të ditës – e këtë moment e ka filmuar kamera e sigurisë.

26-vjeçari ishte brenda veturës së tij të parkuar Honda me një mik, kur dy persona iu afruan duke e pyetur se sa është ora, transmeton Telegrafi.

Me tu siguruar se mund të veprojnë njëri prej tyre nxori thikën dhe revolen, duke i kërkuar viktimave të këtij sulmi të dorëzojnë telefonat dhe gjësendet tjera me vlerë dhe të largohen nga vetura.

E kur viktimat filluan të ankohen, u shfaqën edhe dy tjerë – kështu katërshja u futën në veturë dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Videoja është postuar nga policia e New Yorkut, ku shihen dhjetëra çiklistë, vetura e këmbësorë duke kaluar pranë dhe duke mos ndërmarrë asgjë për të parandaluar vjedhjen. /Telegrafi/