Telegrafi

Nën kërcënimet e ushtarëve rusë, njëri prej të dyshuarve të arrestuar: Kam hyrë nga Turqia, jam paguar 5 mijë dollarë

Autoritetet ruse kanë filluar t’i arrestojnë të dyshuarit e parë të sulmit në sallën e koncerteve “Crocus City Hall”, ku mbetën të vdekur mbi 100 persona.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar një video e marrjes në pyetje të njërit prej të dyshuare, i cili thotë se ka shteti turk.

“Kam hyrë nga Turqia. Do të merrja 500 mijë rubla për krimin (5000 dollarë)”, dëgjohet të thotë i arrestuari.

Lexo po ashtu Si i kishte cilësuar Putin paralajmërimet e amerikanëve për sulm të mundshëm të ekstremistëve në Moskë

“Më thanë të shkoja të vrisja njerëz, pa marrë parasysh çfarë lloji”, shtoi ai.

I arrestuari thotë se është kontaktuar nga ndihmësi i një kleriku islamik të cilin e ndjek në Telegram.

Lexo po ashtu Ashtu siç pritej, Kremlini ka nisur ta lidh Ukrainën me vrasjet në Moskë: Disa të dyshuar të arrestuar kishin kontakte me ukrainasit

Mësohet se shtetasi i Taxhikistanit dyshohet se ka tentuar të fshihet në një pemë.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës. /Telegrafi/