Poezi nga: Adrian Mitchell
Përktheu: Fadil Bajraj
Këta dy janë buzëqeshur asisoj
Sa fotografisti buzëqeshjet e tyre i ka regjistruar
PËR JU
Derisa janë përqeshur me këto buzëqeshje
Gjithë kohën kanë menduar
NË JU
U buzëqeshin pasanikëve
U buzëqeshin skamnorëve
I buzëqeshin asaj viktime në fshat
I buzëqeshin atij vrasësi në kabinën e vozitësit
Po, Mami e Babi
Po buzëqeshin, po qeshin me
JU
Ju lutem ua ktheni buzëqeshjen, përpiquni.