Telegrafi

Nën dyshimet se po vazhdonte lidhjen me Robertin, modelja Jessica Kadiu sqaron një herë e mirë se është beqare

Modelja e njohur shqiptare, Jessica Kadiu, ka qenë shumë e përfolur në muajin shkurt të këtij viti.

Ajo kishte sqaruar përmes rrjeteve sociale se kishte qenë në lidhje me këngëtarin Robert Berisha, por që kjo kishte ndodhur pasi ai ishte divorcuar nga Nora Istrefi.

Foto: Jessica Kadiu/InstaStory

Sido që të jetë, për dyshen në fjalë u hodhën dyshime se po vazhdojnë ende të jenë bashkë, por që mesa duket një gjë e tillë nuk qëndron.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet modelja Kadiu përmes një përgjigje në InstaStory, duke theksuar se vazhdon të jetë beqare.

Foto: Jessica Kadiu/InstaStory

“Po dhe nuk kam kohë dhe energji të merrem me dikë. Një lidhje me dikë kërkon shumë punë nga të dy personat që të shkojë mirë. Jam duke mësuar të plotësoj nevojat e mia së pari, para se të plotësoj nevojat e dikujt tjetër”, ka shkruar Jessica në përgjigjen ndaj fansit i cili e pyeti se a është beqare.

Roberti përndryshe njashtu vazhdon të jetë i fokusuar në karrierën e tij muzikore, gjersa së fundmi ka menduar t’i futet edhe rrugës së televizionit. /Telegrafi/