Telegrafi

Nën akuzë për korrupsion me inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako sot në Gjykatë 

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët ne Fier, i ka kërkuar sot gjykatës lehtësim të masës arrest me burg.

Këtë të shtunë, në Tiranë vijon seanca gjyqësore ndaj Bllakos.

Irena Gjoka, që do të vlerësojë masën e arrestit me burg, ndërkohë që mësohet se ish-deputeti ka kërkuar lehtësim të masës të sigurisë.

Ndaj ish deputetit Alqi Bllako, Prokuroria ka ngritur akuza për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, shkruan tch.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.

Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.