Telegrafi

Neloski: Studimet e disperzuara u shfuqizuan pa debat publik

OBRM-PDUKM-ja sot vlerësoi se me largimin e studimeve të disperzuara është larguar një masë fisnike nga e cila përfitime kanë pasur rreth 20 mijë qytetarë dhe që ka kontribuar për zhvillimin ekonomiko-social dhe demografik në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp Vlladimir Neloski, theksoi se kjo masë është sjellur nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe se me këtë studentët kanë kursyer para për udhëtime dhe vendosje.

Ai theksoi se qasja në arsim për qytetarët ishte mundësuar përmes zvogëlimit të participimit, hapjes së tre universiteteve shtetërore dhe 32 fakulteteve përmes studimeve të disperzuara./Telegrafi/