Telegrafi

Nelly akuzohet për ngacmim seksual

Nelly raportohet se ka ngacmuar seksualisht një fanse pas një koncert në Britani të Madhe, e cila gjë është konfirmuar edhe në polici.

Ngacmimi thuhet se ka ndodhur më 5 dhjetor pas shfaqjes së Nellyt në klubin e natës Cliffs, Southend.

Studentja Monique Greene, 22 vjeçare, pohoi se reperi e ngacmoi në autobusin e turneut dhe ka paditur reperin në Washington, SHBA.

Një zëdhënës i policisë së Essex-it ka pohuar se kanë filluar hetimet pasi një grua raportoi se është “përdhunuar seksualisht”.

Por, këngëtari që të vërtetë quhet Cornell Iral Haynes Jr, ka mohuar akuzat dhe ka ngritur një kundërpadi.

Avokati i Nellyt, Roseblum tha se “Nelly është i ndjeshëm ndaj grave që janë viktimizuar dhe margjinalizuara, gjë që nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se do të ngrit kundërpadi”.

Ndryshe, së fundi ka filluar një kampanjë botërore, e cila u bën thirrje femrave të ngritin zërin për ngacmimet seksuale. /Telegrafi/