Site icon Telegrafi

Nelloska: Sjellja e Filipçes gjatë epidemisë së shpallur është skandaloze (Video)

Lençe Nelloska nga OBRM-PDUKM thotë se “sistemi shëndetësor është në kaos, dhe se skandali me vaksinat është fundi i fundit, dëshmi për paaftësinë dhe amatorizmin e kësaj Qeverie”.

Sipas Nelloskës, Filipçe dhe Zaev po luajnë me shëndetin e fëmijëve dhe me shëndetin e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ministër, dilni në opinion dhe sqaroni qytetarëve çfarë po bëni? Përveç gënjeshtrave dhe manipulimeve a kujdeseni për diçka tjetër? Pse në vend se ta respektoni ligjin, dhe menjëherë t’i shpërbëni vaksinat e dyshimta, ju bëtë serial turk nga e gjithë ngjarja”, thotë Nelloska.

Ajo shtoi se gjatë epidemisë Venko Filipçe ka krijuar kaos total.

“Lejuat të rrezikoni qindra fëmijë të sëmurë që për çdo ditë kalojnë nëpër klinikë. Lejuat që epidemia të godasë më të rrezikuarit, fëmijët. Lejuat të punësuarit të sëmuret. Ministër, e gjithë kjo tregon paaftësi dhe amatorizëm për mosnjohje bazike dhe moskujdes ndaj shëndetit të qytetarëve”, tha mes tjerash Nelloska nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version