Një ekip gërmimi ka zbuluar një grup të varrezave për të cilat besohet se iu takojnë priftërinjve të perëndisë egjiptiane, Tot.
Nekropoli i lashtë egjiptian përmban tetë varre, 40 sarkofagë, statuja të vogla dhe varëse.
Ministri i Antikitetit i Egjiptit, Khaled El-Enany, tha se zbulimi është bërë në afërsi të Tuna al-Gabal, në jug të Kajros. Ai shpreson se kjo do të shtojë turizmin në vend.
Ky vend konsiderohet 2,000 vjeçar dhe i takon Dinastisë Ptolemej. /Telegrafi/