Neki Emra ishte i ftuar sonte në emisionin 21 Gradë.
Ai gjatë emisionit foli për shumë gjëra dhe këngëtari ndër të tjera tregoi se ku i shpenzon të hollat.
Këngëtari tha se ai nuk ka ndonjë luks të tepruar dhe se nuk është i dhënë pas veturave të mira.
Prizrenasi tregoi se nuk shpenzon shumë as në garderobë, mirëpo blen vetëm sa i nevojitet.
Kurse të pjesa e udhëtimeve këngëtari tha se në këtë pjesë shpenzon më shumë, duke mos e tepruar as këtu.
Ai së fundi publikoi këngën “Shqip shqip”, i cili deri më tani rreth 12 mijë herë në YouTube.
Ndryshe, kënga e ardhshme do të jetë një baladë, të cilën e ka përgatitur vetë ai.