Telegrafi

Neki Emra mban premtimin (Video)

Këngëtari i njohur Neki Emra ka mbajtur premtimin e tij se do të ndryshojë zhanrin.

Pas shumë baladave, Emra për KTV-në në fillim të vitit kishte premtuar se sivjet do të vijë edhe me këngë ritmike, të cilën e realizoi me projektin më të ri me titull “Jeta jem”.

Neki Emra premton këngë ritmike
“Pata premtuar që nuk do të jetë baladë, pasi njerëzit janë mësuar me mua. Ky ka qenë projekt krejt ndryshe, projekt veror, shpresoj të ju pëlqejë njerëzve”, ka thënë ai.

Në emisionin e KTV-së ai po ashtu ka bërë të ditur se e ka pas shumë të vështirë në fillim të nisjes së projektit.

“Në fillim nuk dija as ta këndoja”, është shprehur ai.