Neki Emra ka qenë mysafirë në emisionin “Kapak Show” të Radio Dukagjinit, ku ka zbuluar disa anë interesante të karakterit të tij.
Në pyetjen se cilën punë do e refuzonte edhe nëse paga do ishte astronomike, Neki tha se për asnjë çmim nuk do mund ta bënte asnjë punë në lartësi të mëdha.
Kur u pyet nëse do pranonte të kishte një bashkëpunim më yllin e muzikës Rihanna, me kusht që ai të ishte pjesë e disa sekuencave shumë “hot” brenda klipit, Neki u përgjigj “PO” pa menduar shumë, ngase sipas tij, do ishte një arritje e jashtëzakonshme për të një bashkëpunim me Rihanna dhe se e gjithë loja në klip do ishte artistike.
Në lidhje me këtë, ai tha se bashkëshortja e tij nuk do kishte arsye të ishte xheloze.
Neki brenda emisionit zbuloi edhe që frizeri i tij është artist, që nuk e pëlqen fare kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe se nuk ekziston një fans apo fanse që i ka shkruar në rrjetet sociale e që Neki nuk i ka kthyer përgjigje.