Grupit të personazheve publike që iu kanë ndihmuar familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit, i është bashkuar edhe këngëtari Neki Emra.
Në një mbrëmje humanitare, këngëtari nga Prizreni ka arritur të grumbullojë shumën prej 620 eurove.
Këto para këngëtari, bashkë me pronarët e lokalit ku është mbajtur eventi, i kanë dhuruar për familjen e dy viktimave nga Gjilani që mbeten nën rrënoja pas tërmetit tragjik në Shqipëri.
Në shenjë respekti për familjet e viktimave dhe për shkak të, siç shkruan artisti që të sigurohen se “ju dërgojnë paratë e dhuruara nga mysafirët”, kanë shkuar për ngushëllim te familja Abazi me ç’rast edhe ua kanë dorëzuar mjetet e dhuruara.
Pas tërmetit tragjik në Shqipëri një numër i madh i artistëve kanë mbledhur mjete financiare për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. /Telegrafi/