Ylli i YouTube, Casey Neistat, ka bërë diçka që shumëkush ka ëndërruar ta bëjë me një dron: të rrëshqasë nëpër borë duke u tërhequr nga droni dhe njëherësh ka arritur të fluturojë me të.
Videoja e publikuar është bërë menjëherë hit dhe është shikuar mbi tre milionë herë brenda 24 orësh.
Ai ka marrë një dërrasë rrëshqitëse, shumë kamera dhe një dron mjaft të fuqishëm për ta tërhequr njeriun nëpër rajonin skandinav të skijimit dhe pastaj e ka shndërruar në një “dron fluturues njerëzor”.
Me ndihmën e kamerës 360 shkallëshe të Samsungut dhe mikut të tij, Jesse Wellens, nga kanali i YouTube, PrankvsPrank, Neistat e ka xhiruar gjithë ngjarjen, teksa rrëshqet me ndihmën e dronit dhe fluturon mbi një fshat të vogël finlandez. /Telegrafi/