Nehat Thaçi, drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, i arrestuar ditë më parë nga autoritetet serbe, sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, sot është paraqitur para Gjykatës Speciale në Beograd.
“Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehata Thaçi (40), i cili u arrestua nga policia serbe në fund të shtatorit në vendkalimin Konçul, do të dëgjohet sot në ora 11 në Gjykatën Speciale në Beograd”, shkruan Tanjug, duke u thirrur në burimet e veta.
Nehat Thaçi, ishte arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë. /Telegrafi/