Site icon Telegrafi

Nehat Thaçi: Kur mora vesh për arrestimin e Ramushit, mu kujtua vetja

Për rastin e arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Thaçi ka theksuar se është ndjerë shumë keq kur mori lajmin për arrestimin e një ish-komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kontributi i të cilit dihet mirë se çfarë ka qenë.

“Në një moment mu kujtua vetja dhe me dolën parasysh peripecitë që i kam kaluar gjatë atyre ditëve që kam qëndruar në burg në Serbi. Por, prapë besoj se Ramushi do ta ketë më të lehtë se kemi të bëjmë me një shtet mik”, tha Thaçi për Telegrafin.

Sipas tij, Serbia duhet ta ndalojë këtë praktikë, ose duhet që dikush ta ndaloj, sepse këtë fat mund ta kenë edhe bashkëluftëtarët tonë tjerë.

Ndryshe, Thaçi kishte qëndruar rreth një muaj në burgjet e Serbisë, i arrestuar nga autoritet serbe, mbi bazën e një fletarresti të lëshuar mbi ish – ushtarët e UÇK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version