Site icon Telegrafi

Nehat Thaçi, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka emëruar Nehat Thaçin drejtor të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, për një mandat tre vjeçar.

Qeveria po ashtu ka miratuar draftin e koncept dokumentit për Dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky koncept dokument është paraparë më planin e punës se qeverisë 2018.

“Kjo dhomë e posaçme mban peng qindra miliona euro që dalin nga privatizimi dhe se miratimi i këtij draft koncepti  do ta rrisë funksionalizimin dhe punën në këtë gjykatë dhe do të arrijë t’i ç’bllokoj paratë e privatizimit dhe lidhet po ashtu dhe me përfundimin e mandatit të EULEX-it, pasi që pas 14 qershorit aty s’do të këtë më gjykatës të EULEX-it”, u tha në mbledhje.

Exit mobile version