Site icon Telegrafi

Nehat Thaçi dërgohet në Beograd për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, pas mesditës është dërguar në Beograd.

Vladimir Stanojeviq, zëdhënës i Gjykatës së Nishit, ka thënë për BIRN-in se polici Nehat Thaçi është dërguar për në Beograd për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale për krimin e organizuar.

Burime nga gjykata në Nish thanë se Thaçi tashmë ka të angazhuar një avokat mbrojtës i cili është duke e mbrojtur në këtë çështje.

Në Beograd brenda 48 orëve Thaçi pritet të dalë para gjykatësit hetues të gjykatës speciale i cili do vendosë për masat e mëtutjeshme.

Thaçi është arrestuar sot pas mesnatës në kufirin Kosovë- Serbi, te Dheu i Bardhë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykata në Nish. /kallxo/

Exit mobile version