Telegrafi

Nehat Peci kandidat i AAK-së për kryetar të Mitrovicës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë zyrtarizimin e kandidaturës të Nehat Pecit për kryetar të Mitrovicës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Nehat Peci është jurist i njohur, transmeton Telegrafi.

“Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe qasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së tutje ka shkruar se “Mitrovica jonë e zemrës, tani ka rastin të përcaktohet për një qeverisje që ka prioritet vetëm qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Suksese e fitore”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /Telegrafi/