Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Nehat Peci, është tërhequr nga gara.
Peci në një postim në Facebook shkruan se këtë e ka bërë për arsye personale.
“Të, nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në mënyrë të parevokueshme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!
Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai.
Ndryshe, më 6 gusht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kishte bërë zyrtarizimin e kandidaturës të Nehat Pecit për kryetar të Mitrovicës. /Telegrafi/