Site icon Telegrafi

Nehat Mustafa lë MPB-në, kalon në MTI në vend të Avni Kastratit

Nehat Mustafa do ta lë pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme për t’u transferuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai do të jetë zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, në vend të zëvendësministrit Avni Kastrati.

Mustafa konfirmoi për Telegrafin se tashmë ka marrë edhe vendimin për transferim në MTI.

“Tani sa më erdhi vendimi i transferimit tim në MTI”, tha ai në një prononcim për Telegrafin. /Telegrafi/

Exit mobile version