Telegrafi

Nehat Idrizi merr detyrën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryesuesit, ku Enver Peci, kryesues i deritanishëm ka bërë dorëzimin e kësaj detyre tek kryesuesi i zgjedhur, Nehat Idrizi.

Me këtë rast, Peci i uroi kryesuesit të ri Nehat Idrizi suksese dhe punë të mbarë.

Nga ana tjetër, kryesuesi i ri Idrizi, falënderoi Peci për angazhimin e tij të deritashëm për punën dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Gjithashtu, ai premtoi se do të punojë në të mirë të gjyqësorit.

Enver Peci do të vazhdojë punën e tij si gjyqtar në gjykatën Supreme të Kosovës. /Telegrafi/